YLLI TRANSFERON ALO-QENDRËN E KOMBËTARES SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka transferuar edhe lojtarin e dytë, pas ardhjes së trajnerit, Fatih Gezer.
Therandasit kanë njoftuar, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo qendrën shqiptare, Frenki Lilaj i gjatë 2.03cm dhe që luan në pozitat 4/5.
22 vjeçari i lindur në Athinë të Greqisë, në stinorin e fundit është paraqitur me ekipin e Goga Basket në elitën shqiptare, përderisa në grumbullimin e fundit, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.
Në skuadrën therandase, Lilaj do të llogaritet si lojtar vendor.
Para dy ditësh, skuadra e Yllit zyrtarizoi edhe lojtarin tjetër, amerikanin, Mitchell Wilbekin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.