Basketboll

PEJA ARRIN MARRËVESHJE ME TRAJNERIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkarkimit të trajnerit kroat, Edi Xhelalija, skuadra e Pejës tashmë e ka përzgjedhur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të stinorit.

Ekipi verdhezi ka arritur marrëveshje me trajnerin turk, Semsettin Bas i cili ka një karrierë tejet të pasur me drejtimin e skuadrave të basketbollit.

Lajmin për arritjen e ujdisë mes palëve e ka konfirmuar, vetë trajneri i ri i pejanëve që në njërën prej llogarive të tij në rrjetet sociale e ka shpërndarë fotografinë me llogon e Pejës, duke paralajmëruar se do ta drejtojë ekipin pejan.

Bas ka përvojë si trajner në vendlindje(Turqi), Rusi dhe së fundmi në Rumani, tek skuadra e Voluntarit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.