Basketboll

BASHKIMI LIRON QENDRËN SHAQ CARTER

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka liruar një nga lojtarët e huaj të ekipit.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë liruar nga skuadra, qendrën amerikane, Shaq Carter të cilin e kanë falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Qendra amerikane, Shaq Carter, ka shkëputur kontratën me Bashkimin pas marrëveshjes së dyanshme me drejtuesit e klubit. Falenderojmë basketbollistin për kontributin e tij të deritashëm dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Të kujtojmë se ditë më parë, skuadra e Bashkimit njoftoi pë transferimin e qendrës shqiptare, Endrit Hysenagolli dhe kjo duket të jetë arsyeja kryesore e shkëputjes së bashkëpunimit me Carterin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.