CURRY HESHT KRITIKËT, 62 PIKË PËR REKORD KARRIERE
Prishtinë(AsistiOnline) – Çfarë ndeshje historike për Steph Curryn me rekord karriere, 62 pikë të shënuara në fitoren e Golden State ndaj Portlandit në mesnatë.
Besoni apo jo, Steph Curry shënoi më shumë pikë, sesa Damian Lillard dhe CJ McCOllum që së bashku e përfunduan ndeshjen me 32 dhe 28 pikë, që është një paraqitje shumë e mirë e tyre, por jo sa Curry i vetëm.
Warriors morën hak ndaj Trailblazers në këtë mënyrë për humbjen e tre ditëve më parë, dhe pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në stinorin e ri të NBA-së, kanë të njëjtin numër fitoresh dhe humbjesh, ndërsa Portland ka tre fitore dhe dy humbje.
Steph Curry luajti fantastikisht gjatë gjithë lojës dhe jo vetëm që “u ndez” në një pjesë të ndeshjes, por gjithë kohën. Ai në pjesën e parë, kishte 31 pikë dhe e përfundoi ndeshjen me 62 pikë, prej tyre 8 trepikësha dhe humbi vetëm një nga 19 gjuajtjet e lira.
Ka pasur komente të ndryshme këto ditë për shkak të lojërave të Steph Curry dhe si duket ai vendosi t’u përgjigjej kritikëve në këtë mënyrë dhe e vetmja keqardhje, ishte se salla në San Francisco ishte bosh, për të mos e parë publiku rekordin e karrierës së Steph.
Në këtë fitore të Warriors që për Curryn ishte historike, sepse regjistroi rekord personal me 62 pikë, e në këtë fitore të Warriors, Andrew Wiggins shtoi 21 pikë, dhe Oubre e Wiseman patën nga 17 pikë. Në anën tjetër, tek Blazers, 32 pikë shkuan te Lillard dhe 28 te McCollum.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=DDUF3Xijxb8&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.