Basketboll

DONÇIÇ ME TRIPLE-DOUBLE, DALLASI MPOSHT HOUSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallasi e ka fituar njërën prej dueleve kryesore të mbrëmjes në NBA, duke mposhtur Houston Rockets.

Mavs kanë triumfuar ndaj ‘raketave’, falë performancës maestrale të magjikut, Luka Donçiç i cili realizoi triple-double, ndërsa Dallasi fitoi me rezultat, 100-113.

33 pikë, 16 kërcime e 11 asiste, ishin shifrat e Luka Donçiçit në këtë sfidë i ndihmuar edhe nga Tim Hardaway me 30 pikë.

Tek Rockets s’mjaftuan për fitore, Chris Wood me 23 pikë e as James Harden i kthyer nga lëndimi me 21 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=5saHTP8svYs

 

 

Komentet janë të mbyllura.