Basketboll

RC COLA DRITA QË PO KËRKON SUPERLIGËN, TRANSFERON LOJTAR TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ekipeve pretendente kryesore të Ligës së parë, për inkuadrim në Superligën e Kosovës, RC Cola Drita është përforcuar me lojtar të huaj.

Gjilanasit kanë shtuar në ekip, basketbollistin amerikan, Xzavier Barmore i gjatë 1.83cm dhe i cili luan në pozitat fundore.

Barmore në dy stinorët e fundit, ka qenë pjesë e kolegjit amerikan, ”AIKEN PACERS” në NCAA2, duke luajtur me mesatare prej, 12.1 pikëve, 2.8 kërcimeve e 2.8 asisteve.

Lajmin për kalimin e Barmore tek Drita e ka zyrtarizuar, agjensioni që e ka nën-menagjim basketbollistin në fjalë.

Skuadra e Dritës, stinorin vjeshtor të Ligës së parë e mbylli në pozitëm e dytë me 17 pikë, 8 fitore e 1 humbje dhe në pranverë synon kalimin në elitën e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.