Basketboll

SUPERLIGA RIKTHEHET KËTË MESJAVË ME SUPER-SFIDA

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll e para për Vitin e Ri 2021.

Takim interesant shihet ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje në këtë edicion, kurse pejanët tetë fitore dhe katër humbje. Fakt interesant është edhe ballafaqimi i trajnerëve nga Turqia. Fatih Emre Gezer i Yllit dhe Shemsettin Bash i Pejës.

Ndërkohë, të mërkurën përballen edhe dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, por që nuk janë në pozita të dëshiruara. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe tetë humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore dhe nëntë humbje.

Të enjten zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që janë në formë shumë të mirë. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Trepça që ka bërë disa ndryshime në skuadër do të ndeshet me Rahovecin, që ka synime të mëdha në këtë edicion. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse Vreshtarët nëntë fitore dhe tri humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 13

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Peja

15:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

E enjte

15:00 Trepça – Rahoveci

15:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

Komentet janë të mbyllura.