PRISHTINA E NISË VITIN E RI ME FITORE, SHPRESË PËR KËNDELLJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka nisur vitin 2021 me fitore në Superligën e Kosovës, duke triumfuar në udhëtim te Vëllaznimi.
Kryeqytetasit kanë arritur që të mposhtin, skuadrën e Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat final të sfidës, 62-69, duke u këndellur kështu, pas tri disfatave të fundit.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Vëllaznimi i fitoi dy periudhat e para të ndeshjes me rezultat të ngushtë(18-17, 17-12), duke shkuar në pushim me avantazh 6 pikësh(35-29). Por në pjesën e dytë, Prishtina reagoi duke e fituar fillimisht çerekun e tretë, 17-23 e në periodën e fundit, përmbysi krejtësisht avantazhin e Vëllaznimit, duke fituar periodën vendimtare(10-17) dhe për ta fituar ndeshjen me meritë, 62-69.
Daniel Lekndreaj me 22 pikë, 6 kërcime, 6 vjedhje topash e 2 asiste, ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Prishtinës sonte, përderisa u dalluan edhe Edmond Azemi me 14 pikë, Don Polloshka me 13 pikë e Muhamedali Janjeva me double-double(11pk, 10krc).
Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Cedric Council me 23 pikë, Devante Jackson me 15 pikë e Chris Hortman me 14 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Bashkimin e Vëllaznimi i shkon Pejës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.