Basketboll

DERBI PRIZRENAS I TAKOI BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar përballjen e rivalëve lokal nga Prizreni, ndaj Pontes në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”.

Bashkimi ka arritur të triumfojë ndaj Ponte Prizrenit me shifrat e përgjithshme të sfidës, 71-66.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Ponte Prizrenit, që fitoi çerekun e parë me rezultat, 13-17, por këndellja e Bashkimit erdhi shpejtë, pasiqë në periodën e dytë ata fituan këtë periudhë(18-19) dhe shkuan në pushim me avantazh 5 pikësh,  31-26.

Në pjesën e dytë, çereku i tretë poashtu foli krejtësisht në të mirë të portokallinjëve(25-17), përderisa në çerekun e fundit(15-23), Ponte Prizreni u mundua të bëj çmos për ta rikthyer rezultatin në anën e vet, por nuk ia arriti dhe fitorja i takoi Bashkimit.

Në këtë fitore të madhe të Bashkimit, basketbollistët më të dalluar ishin, Sean Hoehn me 19 pikë, Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 20 kërcime, Musab Mala me 14 pikë e Juljan Hamati me 12 pikë e 19 kërcime.

Te Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Arti Hajdari me 25 pikë, Xavier Cannefax me 18 pikë e Urim Zenelaj me 10 sosh.

Pas xhiros së 13-të, Bashkimi arrin në kuotën e 20 pikëve me 7 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Ponte Prizreni tash ka 22 pikë, fitore dhe 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.