Basketboll

NJË REZERVIST VENDIMTAR PËR FITOREN E BOSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante të natës në NBA, ka qenë edhe ajo në mes të Miami Heat dhe Boston Celtics.

Skuadra e Celtics ka arritur të triumfojë në çastet e fundit me rezultat shumë të ngushtë, ndaj asaj të -iamit me shënimin për dy pikë t rezervistit, Pritchard Tip dhe sfida mbaroi me rezultatin final, 107-105.

Në përgjithësi koshashënuesi më i mirë për Celtics në këtë sfidë ishte, Jayson Tatum me 27 pikë e u dallua edhe Jaylen Brown me 21 sosh. Ndërsa, Pritchat Tip që ia siguroi fitoren Bostonit, realizoi në total, 6 pikë(2 prej tyre vendimtare), 6 kërcime dhe 4 asiste.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Jimmy Butler me 26 pikë e as Duncan Robinson me 16 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.