Basketboll

DERBI I XHIROS SONTE NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa as më të voglën mëdyshje, derbi i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, zhvillohet sonte në Palestrën moderne ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, dy skuadra që janë në formë dhe kanë krijuar rivalitet të madh ndërmjet tyre në vitet e fundit, takohen sonte. Vreshtarët janë në vendin e parë me dhjetë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me tetë fitore dhe pesë humbje. Ndeshjet ndërmjet këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.