Basketboll

PEJA I REVANSOHET VËLLAZNIMIT, MBYLL VJESHTËN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka mbyllur me fitore tejet të vlefshme dhe të thellë, stinorin vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar.

Pejanët kanë arritur të triumfojnë në shtëpi, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin final të sfidës, 83-67, duke ju revanshuar kështu gjakovarëve për atë disfatën në ”Shani Nushi” në fillim të edicionit.

Ndeshja nisi me baraspeshë për të dyja skuadrat që ishin të limituara në sulm edhe pse pejanët fituan dy periodat e para të sfidës(15-14, 25-19) dhe shkuan në pushim me avantazh, 40-33. Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit nga ”Karagaç”, shfrytëzuan çerekun e tretë(21-13), për ta thelluar diferencën dhe fitoren e vulosën në periudhën e fundit, kur fituan edhe këtë çerek ngushtë(21-22).

Individët më të dalluar në këtë fitore të Pejës sot ishin, Brandon Walters me double-double(26pk, 14krc), Robert Cartwright me double-double poashtu(21pk, 10ast, 6krc), si dhe Marko Peroviç me 18 pikë.

Tek Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Devante Jackson me 22 pikë, Chris Hortman me 17 pikë e Cedric Council me double-double(14pk 12krc).

Pas xhiros së 14-të, Peja stinorin vjeshtor e mbyll me 23 pikë të grumbulluara, 9 fitore e 5 humbje. Përderisa, Vëllaznimi me 10 humbje e 4 fitore dhe 18 pikë të arritura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.