Basketboll

PEJA-VËLLAZNIMI, NDESHJA HAPËSE E XHIROS SË 14-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, hapet xhiro e 14 e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Përballja hapëse e xhiros luhet në ”Karagaçi” mes Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët nuk janë në formën më të mirë të mundshme, megjithatë, kanë tetë fitore dhe pesë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe nëntë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

15:00 Peja – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.