Basketboll

PRIZRENI-TREPÇA, HAPIN DITËN E DYTË TË XHIROS

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e dytë e xhiros së 14 në elitën e basketbollit kosovar, nisë në Prizren me një ndeshje tejet interesante.

Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E diel

15:00 Ponte Prizreni – Trepça.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.