Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: BASHKIMI PËRFORCOHET ME QENDRËN E NJOHUR NGA MALI I ZI

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione vjeshtore në Superligën e femrave në basketbollin e Kosovës, Bashkimi po vazhdon të përforcohet me lojtare të reja për stinorin pranveror.

Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, skuadra nga Prizreni ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën malaziase, Teodora Sariç.

22 vjeçarja nga Mali i Zi, është e gjatë 1.90cm dhe së fundmi është paraqitur për skuadrën spanjolle, ” Kemegal Cortegada”, duke luajtur me mesatare prej, 6.7 pikëve e 4.8 kërcimeve për ndeshje.

Përpos Spanjës, Sariç ka përvojë edhe në Slloveni, Serbi e Rumani.

Tek Bashkimi afati kalimtar dimëror nuk pritet të përfundoj me kaq.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme