Basketboll

ZYRTARE: LEONARD MEKAJ TRANSFEROHET TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Qysh në ditën e parë të afatit kalimtar dimëror, kanë filluar lëvizjet e skuadrave kosovare në merkato.

Skuadra e Pejës ka transferuar në radhët e veta, fundorin vendor, Leonard Mekaj. Lajmin për kalimin e Mekajt tek Peja e ka konfirmuar vetë basketbollisti në fjalë, në një prononcim të shkurtër dhënë për AsistiOnline.com

Po është e vërtetë se kemi arritur marrëveshje me Pejën dhe shpresojmë të na ecën mbarë”, është shprehur fundori me prejardhje pikërisht nga Komuna e Pejës.

Në stinorin vjeshtor të 2020-tës, Mekaj ishte paraqitur me skuadrën e Golden Eagle Yllit dhe në 9 ndeshje të zhvilluara me ta, kishte mesatare prej, 3.2 pikëve, 1.4 asisteve dhe 1.0 kërcimeve.

Të kujtojmë se Mekaj ishte pjesë e KB Pejës edhe në stinorët 2015/18 dhe kishte pasur statistika tejet të mira me ta, si dhe kishte qenë anëtar i Pejës edhe në debutimin historik të këtyre të fundit në një garë prestigjioze ndërkombëtare si FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.