Basketboll

E PAPRITUR: BAS JEP DORËHEQJE NGA PEJA

Prishtinë(AsistiOnline)– Një lajm i papritur ka ardhur para pak çastesh nga skuadra e Pejës.

Ekipi verdhezi ka njoftuar në faqen zyrtare, se trajneri i deritanishëm i klubit, Shemsetin Bas, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës.

Mbreme trajneri Bas me keqardhje ka informuar klubin per vendimin e tij, per te mos vazhduar punen e nisur vetem dy jave me heret. Arsyjet jane familjare dhe private te trajnerit.Klubi eshte duke shiquar qe te zevendesoj trajnerin Bas ne ditet ne vazhdim e deri atehere, Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.

Të kujtojmë se Bas ka udhëhequr me skuadrën e Pejës në dy ndeshje zyrtare dhe ka pasur bilanc me një fitore e një humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.