Basketboll

EFESI TRANSFERON DZANAN MUSËN NGA BROOKLYN NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke e basketbollit, Anadolu Efes e ka kompletuar një transfer tejet bombastik për sezonin vijues.

Pas dy sezoneve të kaluara në NBA, Dzanan Musa kthehet në Evropë duke arritur marrëveshje me gjigantin e basketbollit nga Evropa, Anadolu Efes deri në vitin 2023.

Musa, 21 vjeç, bëri 54 paraqitje në NBA me Brooklyn Nets gjatë sezoneve 2018-19 dhe 2019-20. Para fillimit të sezonit 2020-21. Më pas sivjet, Musa u tregtua në Detroit Pistons, por që hoqi dorë nga ky ekip pa luajtur ndonjë ndeshje.

Para kalimit të tij në NBA, fundori boshnjak luajti në dhjetë ndeshje të Euroligës si lojtar perspektiv i klubit kroat, Cedevita. Në vitin 2018, Musa u zgjodh në draftin e NBA me zgjedhjen e 29-të në përgjithësi nga skuadra e Nets.

Klubi i Efesit i drejtuar nga Ergin Ataman, aktualisht është një pozitë(9) jashtë zonës së playoff-it në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.