Basketboll

HARDEN NË BROOKLYN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me gjasa shumë të mëdha, James Harden dhe Kevin Durant do të ribashkohen përsëri.

Brooklyn Nets do të blejë James Harden nga Houston Rockets, sipas gazetarëve të famshëm në NBA, Adrian Wojnarowski dhe Ramona Shelburnes të ESPN.

Në këtë marrëveshje në këmbim të Harden, Houston mori Caris LeVertin, dhe katër zgjedhjet e raundit të parë, dhe poashtu edhe Cleveland Cavaliers janë përfshirë në këtë tregti, si ekipi i tretë.

Sipas mediave amerikane, James Harden, Kyrie Irving dhe Kevin Durant janë treshja e madhe e re e kampionatit të NBA-së.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje me Nets, thuhet se Rockets tregtuan, Caris LeVertin në Indiana Pacers në këmbim të Victor Oladipos. Kështu, Houstoni mori Victor Oladipon, Dante Exum, Rodions Kurucs dhe raundin e parë të 2022, 24 dhe 26.

Në përgjithësi në këtë tregtim të skuadrave, Nets morën James Harden. Pacers morën Caris LeVert dhe zgjedhjen e raundit të dytë. Ndërsa, Cavs morën Jarrett Allen dhe Taurean Prince.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.