Basketboll

ISTOGU TRANSFERON SHQIPTARIN NGA ELITA BELGE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut që bën gara në Ligën e parë të Kosovës, ka zyrtarizuar transferin e parë në afatin kalimtar dimëror.

Istogasit kanë njoftuar se kanë shtuar në radhët e veta, alo-qendrën me prejardhje nga Kosova, Mirza Skrelja i gjatë 2.01cm dhe që pritet t’ju ndihmojë tejet shumë në synimet e tyre.

Skrelja në tri edicionet e fundit, ka qenë pjesë e skuadrës nga elita belge, ”Voo Liege Basket” me të cilët në stinorin 2019/20, ka pasur mesatare prej, 3.5 pikëve, 2.3 kërcimeve dhe 0.3 asisteve.

Skuadra e Istogut stinorin vjeshtor në Ligën e parë e mbylli në pozitën e 3-të me 16 pikë, dy më pak se lideri i tabelës(As Prishtina) dhe është një prej skuadrave favorite për inkuadrim në Superligë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.