ZYRTARE: ISH-SELEKTORI I MAQEDONISË, EMËROHET TRAJNER I PEJËS
Prishtinë(Asistionline) – Pas largimit të trajnerit turk, Shemsetin Bas, skuadra e Pejës e ka gjetur trajnerin e ri i cili do ti prijë ekipit në stinorin pranveror.
Verdhezinjët kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur maqedonas, Jordančo Davitkov, për ti prirë skuadrës në vijim të kampionatit.
Skuadra e Pejës stinorin vjeshtor në elitën kosovare e mbylli në pozitën e 3-të me 23 pikë, 9 fitore e 5 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.