E TRETA ME RADHË, EFESI TREGON FORCËN PËRBALLË KHIMKIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke, Anadolu Efes e ka treguar forcën e vërtetë në raundin e 20 të Euroligës.
Klubi nga Stambolli ka triumfuar në shtëpi ndaj Khimkit të Moskës me rezultatin final dhe të thellë, 99-60, duke treguar se vazhdon të mbetet prej skuadrave më të frikshme të garës.
Sertaç Shanlli me 19 pikë e Shane Llarkin me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Efesit sonte.
Përderisa te Khimki s’mjaftuan për fitore, Jordan Mickey me 14 pikë e Alexey Shved me 13 sosh.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.