BASHKIMI PËRFORCOHET ME PLEJMEJKERIN AMERIKAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Në këto çaste edhe zyrtarisht është mbyllur afati kalimtar dimëror në basketbollin e Kosovës.
Skuadra e Bashkimit nga Prizreni, ka njoftuar se në mbyllje të këtij afati, ka transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan, Stephen Croone.
Croone i gjatë 1.83cm luan në pozitat fundore dhe së fundmi(2019/20) ka qenë pjesë e skuadrës nga elita bullgare, ”Yambol” tek të cilët ka qenë lojtari më i mirë i ekipit duke luajtur me mesatare prej, 18.5 pikëve, 3.5 kërcimeve, 2.8 asiteve dhe 2.3 topave të vjedhur për ndeshje.
26 vjeçari nga SHBA-të, ka karrierë edhe në skuadra tjera evropiane nga Finlanda si: Kobrat dhe Ura Basket, përderisa në Evropë ka ardhur nga kolegji amerikan, ”Furman Paladinas” nga NCAA1 me të cilën është shpallur lojtari i vitit në Konferencën Jugore (SoCon) më 2016, dhe ka luajtur edhe tek skuadra, ”Sioux Falls Skyforce” në NBA G League.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.