Basketboll

PRISHTINA E RE, SKUADRA MË E PËRFORCUAR NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi më i përforcuar në Ligën e parë te meshkujt, gjatë afatit kalimtar dimëror ka qenë, Prishtina e Re.

Skuadra prishtinase e drejtuar nga Albert Sylejmani, ka paraqitur për regjistrim plotë 8 basketbollistë.

Mërgim Jakupi, Agim Hamiti, Edonis Alushaj, Albin Hajzeraj, Ardian Haziri, Rinol Gashi LD, Dorant Nikqi dhe Nart Jashari, janë përforcimet e klubit të dytë kryeqytetas në këtë rang garash.

Skuadra e Prishtinës së Re me këto transfere, synon që t’ju ikën pozitave të fundit në tabelë, ku është aktualisht tani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.