Basketboll

VAZHDON NGRITJA E FENERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Vazhdon ngritja e skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe në Euroligë.

Gjiganti i basketbollit turk, ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e pestë me radhë në këtë garë, duke mposhtur kësaj here, Panathinaikosin me rezultat final, 100-74.

I rikthyeri në Fener, Marko Guduriç me 18 pikë dhe Lorenzo Browen e Edgaras Ulanovas me nga 15 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e ekipit turk sonte.

Tek Panthinaikos u dalluan, Aaron White me 13 pikë e Konstantinos Mitoglou me 12 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.