HAJRIZI RIKTHEHET ME DOUBLE-DOUBLE TE TREPÇA
Prishtinë(AsistiOnline) – Drilon Hajrizi është paraqitur sot me Trepçën, për herë të parë pas 7 viteve mungesë, për faktin se luajti te Peja, Prishtina, Bashkimi e në Japoni.
Në ri-debutim me skuadrën e Trepçës, Hajrizi ka qenë lojtari më i mirë në ndeshje, duke realizuar double-double, 25 pikë, 14 kërcime, 5 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë.
Duhet cekur se Hajrizi në këtë sfidë doli nga loja para kohës, për shkak të pesë gabimeve personale dhe kontributi i tij në këtë duel, ka mundur të jetë edhe më i madh.
Në anën tjetër, përforcimi i dytë i skuadrës, Rroni Koshi luajti për 4 minuta, duke realizuar 3 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.