Basketboll

XHIRO E 15-TË HAPET NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një jave të kaluar me pushim, sot rikthehet në aksion Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

15:00 Rahoveci – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.