Basketboll

SUPER-DERBI I XHIROS I TAKOI YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës, ndaj Ponte Prizrenit.

Skuadra nga Thernada ka arritur të triumfojë si mysafire te Ponte Prizreni me rezultatin final të sfidës, 95-99, që ishte tepër interesante dhe fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit.

Që në start ndeshja nisi me shumë baraspeshë dhe me Yllin që e fitoi ngushtë çerekun e parë, 24-26, përderisa i dyti i takoi minimalisht, Ponte Prizrenit(29-28) dhe pjesa e parë e sfidës u mbyll, 53-54, për ekipin e Yllit.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e fortë dhe ngushtë mes skuadrave me Ponte Prizrenin që arriti të krijojë epërsi +9 pikëshe në 6 minutat e para të çerekut të tretë, por Ylli reagoi shpejtë dhe jo vetëm që e barazoi rezultatin, por deri në fund të tij edhe e fitoi krejtësisht këtë periodë(23-26). Në çerekun e fundit, vazhdoi drama mes ekipeve, kjo bëri që perioda të mbyllej baraz, 19-19 e fitorja i takoi Yllit, falë fitimit të periudhave, një dhe dy.

Sa i përket basketbollistëve më të dalluar në fitoren e Yllit sonte spikatën, Erjon Kastrati që debutoi me 24 pikë e 8 asiste, Mitchell Wilbekin luajti me 21 pikë, Elyjah Clark debutoi me 19 pikë, Demetris Morant pati 14 pikë, si dhe Gëzim Morina shtoi 10 pikë.

Te Ylli s’mjaftuan për fitore, Jeremiah Paige me 29 pikë, Divine Myles e Arti Hajdari me nga 20 pikë, Urim Zenelaj me 13 pikë e as Xavier Cannefax me 12 sosh.

Pas xhiros së 15-të, Ylli arrin në kuotën e 25 pikëve me 9 fitore e 6 humbje, ndërsa Ponte Prizreni me 10 fitore e 5 humbje, tash ka rënë në pozitën e tretë.

Në xhiron e radhës, Ponte Prizreni i shkon Vëllaznimit e Ylli takohet me Bashkimin në Therandë.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.