Basketboll

EDON MAXHUNI NË 5-SHEN E JAVËS NË LIGËN BALTIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistit me prejardhje kosovare, Edon Maxhuni, performancat e mira me ekipin e ”Perrnys”, po vazhdojnë ti shpërblehen.

22 vjeçari me pasaportë finlandeze, pas performancave maestrale në dy xhirot e fundit me ekipin e tij, është futur në 5-shen e javës nga Liga Baltike.

Fillimisht gjatë mesjavës së kaluar, Edoni në fitoren e ”Perrnys”, kishte qenë realizatori më i mirë në fitoren e ekipit me 31 pikë, 3 asiste e 1 kërcim, ndërsa në vikend si realizatori i dytë më i mirë me 17 pikë, 8 asiste e 3 kërcime, kishte shkëlyqer në fitoren e radhës së ekipit estonez.

Të dyja këto super-performanca, Maxhunit i janë shpërblyer me futjen në 5-shen e javës nga Liga Baltike(Estoni-Letoni), me mesatare nga të dyja ndeshjet, prej 24.0 pikëve, 5.5 asisteve dhe me efiçencë të përgjithshme prej 22.5.

Vlen të ceket se skuadra e ”Perrnys”, është lidere e kësaj gare të respektuar në Evropë me 14 fitore dhe 3 humbje. Ndërsa lider i ekipit, pa as mëdyshjen më të vogël, është Edon Maxhuni që po i prinë ekipit duke shkëlqyer në çdo ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.