Basketboll

EKSKLUZIVE: ALTIN MORINA RIKTHEHET NË ATË QË E KONSIDERON SHTËPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe pushimi të detyruar, Altin Morina më në fund është bërë me skuadër të re në basketbollin e Kosovës.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht, se Altin Morina do të jetë basketbollisti më i ri i Rahovecit dhe kjo pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë edhe nga klubi ‘vreshtar’.

Në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës, Morina luajti te Sigal Prishtina, por që më pas vendosi të mos paraqitej për ta, me arsyetimin se nuk po respektohet kontrata nga ana e klubit dhe tashmë është vendosur që ai të mbetet si lojtar i ‘lirë’.

Tek skuadra kryeqytetase, Morina ishte njëri nga lojtarët më të mirë me mesatare prej, 11.0 pikëve, 6.4 kërcimeve, 3.1 asisteve dhe 2.0 vjedhje të topave për ndeshje.

Të kujtojmë se 28 vjeçari nga Prizreni edhe në edicionin e kaluar ishte pjesë e Rahovecit, duke qenë ndër individët më të dalluar aty, si dhe lojtari më i dashur nga tifozët e ekipit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.