Basketboll

PEJA FITON KRYENDESHJEN E XHIROS NDAJ RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës ndaj Rahovecit e zhvilluar në Palestrën, ”Karagaçi”.

Pejanët kanë arritur të mposhtin skuadrën e Rahovecit me rezultatin përfundimtar të sfidës, 90-85, që ishte tepër interesate përgjatë tërë kohës dhe fituesi u përcaktua vetëm në fund.

Ndeshja nisi me baraspeshë të madhe dhe me të dyja skuadrat që luanin kujdesshëmn dhe çereku i parë i takoi shumë ngushtë Pejës, 20-18. Ndërsa njejtë vazhdoi edhe në të dytin, ku për pak noanca Peja poashtu e fitoi edhe këtë çerek, 19-16 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin, 39-34.

Dy periodat e fundit të sfidës, tre dhe katër ishin të jashtëzakonshme me ngritje dhe rënie të skuadrave, për rastësi çerekët, tre dhe katërt u mbyllën baraz(24-24, 27-27) e përcaktuese për fitoren e Pejës sonte, ishte pjesa e parë e sfidës.

Katër basketbollistët më të mirë të Pejës, sonte ishin krucialë në fitore: Dy qendrat e ekipit, Marko Peroviç me 25 pikë, Brandon Walters me double-double(24pk, 15krc), Dardan Berisha me 22 pikë dhe Dion Dixon me double-double(10pk, 10ast).

Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Marvin Jones me plotë 35 pikë, Isaiah Traylor me 25 pikë dhe Alban Veseli me double-double(16pk, 10krc).

Pas xhiros së 16-të, Peja ngritet në pozitën e dytë me 27 pikë, 11 fitore e 5 humbje. Përderisa, Rahoveci mbetet i pari me 28 pikë, 12 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e vikendit, Rahoveci e pret Sigal Prishtinën e Peja i shkon Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Komentet janë të mbyllura.