PAS 3 STINORËVE PA FITORE, TREPÇA MPOSHT PRISHTINËN NË KRYEQYTET
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e Mitrovicës e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në Basketboll.
‘Minatorët’ kanë arritur që pas plotë tre stinorëve të mposhtin, skuadrën e Prishtinës në kryeqytet dhe me rezultatin final të sfidës, 75-79.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesate, ku dallimi kryesor i sfidës u bë në çerekun e tretë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll baraz, shkaku i fitimit të çerekut të parë nga ana e Trepçës(14-15), përderisa i dyti i takoi poashtu minimalisht Prishtinës(22-21) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e barabartë, 36-36.
Në pjesën e dytë, sfidën e nisi më mirë skuadra e Trepçës që fitoi çerekun e tretë, 17-22, përderisa në atë të fundit u zhvillua lojë e jashtëzakonshme dhe me kthesë të madhe në rezultat nga ana e Prishtinës, por që në sekondat vendimtare më i vëmendshëm u tregua ekipi i Trepçës, duke fituar ndeshjen.
Individët më të dalluar në fitoren e Trepçës sot ishin, transferi i ri, Ivan Koljeviç me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asiste, Burim Zekiqi e Dillon Smith me nga 15 pikë dhe Stavros Toutzaiarkis me 11 pikë.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Daniel Lekndreaj me plotë 31 pikë, Edmond Azemi me 12 pikë, Muhamedali Janjeva me 11 pikë e as Gary Blackston me 10 pikë.
Pas xhiros së 16-të, Prishtina dhe Trepça barazohen me humbje dhe fitore, ku të dyja ekipet kanë nga 4 fitore dhe nga 12 humbje, duke ndarë dy pozitat e fundit në tabelë.
Në xhiron e vikendit, Prishtina i shkon Rahovecit e Trepça e pret Golden Eagle Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.