TRANSFERET E REJA, VENDIMTARE NË FITOREN E ‘MINATORËVE’
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës sonte arriti të mposhtë Sigal Prishtinën, pas 3 viteve pa fitore ndaj tyre.
Në këtë duel, për Trepçën debutuan edhe dy transferet e reja, Ivan Koljeviç dhe Stavros Toutziarakis të cilët ishin vendimtarë me shënimet e tyre, për fitoren e dytë rresht të Trepçës në pranverë.
Fundori, Ivan Koljeviç ishte fantastik që në ndeshjen e parë me mitrovicasit dhe më meritori pse Trepça festoi në kryeqytet, ai kishte 21 pikë, 6 kërcime, 4 asiste dhe 1 vjedhje topi, ishte 5/5 nga vija e gjuajtjeve të lira dhe realizoi 4 herë nga 8 tentime, për 3 pikë dhe indeks të përgjithshëm, +25.
Në anën tjetër, qendra greke, Toutziarakis debutoi me 11 pikë, 7 kërcime, 3 asiste dhe 3 bllokada dhe me një indeks të përgjithshëm prej +16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.