JAMES FANTASTIK, LAKERS MPOSHTIN MILWAUKEEN
Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angjelos Lakers e kanë fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në NBA, ndaj skuadrës së Milwaukee Bucks.
Lakers kanë arritur të triumfojnë ndaj Bucks me rezultatin final, 106-113, në një ndeshje tejet interesante.
LeBron James me 34 pikë, 8 asiste e 6 kërcime, ishte i jashtëzakonshëm për këtë fitore të Lakers i ndihmuar edhe nga Caldwell-Pope me 23 pikë.
Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me 25 pikë e as Jrue Holiday me 22 pikë.
Aktualisht, Lakers kanë 12 fitore e 4 humbje(asnjë humbje si mysafirë), ndërsa Bucks kanë 9 fitore e 6 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=KB0mbVWEqv4
Komentet janë të mbyllura.