Basketboll

MBYLLET XHIRO E 16-TË, GARË INTERESANTE PËR KREUN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesjavës që po lëmë pas, është luajtur edhe xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në Basketboll me sfida shumë interesante.

Si zakonisht ndeshjet janë zhvilluar të mërkurën dhe të enjtën.

Të mërkurën, Ponte Prizreni triumfoi në udhëtim te Vëllaznimi i Gjakovës. Përderisa, Peja mposhti Rahovecin në kryendeshjen e xhiros, që me plotë të drejtë e arsyetoi këtë epitet.

Ndërsa të enjtën, Trepça arriti fitore të madhe në kryeqytet, duke mposhtur pas plotë 3 vitesh, Sigal Prishtinën. E në ndeshjen e fundit të xhiros, Ylli ngadhënjeu në shtëpi ndaj Bashkimit, në një sfidë tejet interesante deri në fund.

——————————————————————————————————————————————————————

Java 16
Vëllaznimi : Ponte Prizreni 92 : 112
Peja : Rahoveci 90 : 85
Sigal Prishtina : Trepça 75 : 79
Golden Eagle Ylli : Bashkimi 96 : 73

Tabela pas xhiros së 15-të:

# Ekipi Ndeshjet Fitoret Humbjet Shënuara Pranuara Kosh Diferenca Pikët
1 Rahoveci 16 12 4 1314 1221 93 28
2 Peja 16 11 5 1335 1245 90 27
3 Ponte Prizreni 16 11 5 1363 1273 90 27
4 Golden Eagle Ylli 16 10 6 1355 1247 108 26
5 Bashkimi 16 8 8 1299 1324 -25 24
6 Sigal Prishtina 16 4 12 1225 1335 -110 20
7 Vëllaznimi 16 4 12 1213 1326 -113 20
8 Trepça 16 4 12 1173 1306 -133 20

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.