Basketboll

CAVS MPOSHTIN PËR HERË TË DYTË RADHAZI BROOKLYNIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Cleveland Cavaliers e kanë arritur fitoren e dytë rresht ndaj Brooklyn Nets.

Ish-kampionët e NBA-së kanë triumfuar ndaj skuadrës së super-përforcuar sivjet, Netsave me rezultatin final të sfidës, 125-113.

Collin Sexton ishte edhe në ndeshjen e dytë, lojtari më dalluar në fitoren e Cavs ndaj Nets, kësaj here me 25 pikë e 9 kërcime. Ndërsa, ish-qendra e Nets deri sivjet, Jarret Allen shënoi 19 pikë e 6 kërcime ndaj ish-skuadrës.

Tek Nets s’mjaftuan për fitore, super-yjet, Kyrie Irving me plotë 38 pikë e as James Harden me 19 sosh.

Tash Cavs gjendet në pozitën e 6-të me 8 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Nets në pozitën e 7-të me 9 fitore e 8 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.