Basketboll

XHIRO E 17-TË HAPET SOT ME SUPER-DERBI

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, hapet sot me një super-sfidë në program.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën. Vreshtarët janë në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore dhe 12 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 17

E shtunë

15:00 Rahoveci – Prishtina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.