Basketboll

BASHKIMI – VËLLAZNIMI, MBYLLIN XHIRON E 17-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, mbyllet në Prizren me një sfidë tejet interesante.

Bashkimi-Vëllaznimi është ndeshja e fundit për këtë xhiro. Të dy skuadrat janë pa fitore në stinorin pranveror, andaj përballja do të jetë shumë interesante. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe 12 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 17

E dielë

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.