Basketboll

EKSKLUZIVE: ERTA BUJARI PËRFORCON KAMPIONET VJESHTORE TË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione vjeshtore në Superligën e femrave, Bashkimi i Prizrenit është përforcuar me basketbolliste nga Shqipëria.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se klubi portokallinjë ka transferuar në radhët e veta, plejmejkeren shqiptare me përvojë të madhe, Erta Bujari.

Erta është basketbolliste me përvojë të madhe në kampionatin shqiptar, duke fituar çdo gjë që mund të fitohet në nivel klubesh dhe sigurisht që pritet të jetë ndihmesë e madhe për organizimin e lojës tek klubi nga Prizreni.

Fundorja shqiptare në Kosovë do të llogaritet si lojtare vendore.

Bashkimi dje e nisi stinorin pranveror me fitore ndaj Penzës në Prizren.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.