Basketboll

KOMENTET ANONIME NGA TRAJNERËT E SUPERLIGËS, PËR REFERIMIN NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditëve të fundit janë shtuar kritikat dhe reagimet ndaj vendimeve të Gjyqtarëve në basketbollin e Kosovës nga klubet dhe akterët e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës(SHGJBK) dërgoi në adresën e AsistiOnline.com një komunikatë zyrtare në të cilën, thuhej se ata reagojnë fuqishëm ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të referëve nga disa klube të basketbollit, nëpërmes rrjeteve sociale(faqeve zyrtare) të cilat edhe po ndikojnë negatvisht tek opinioni basketbolldashës.

Lexo edhe: Pas akuzave ndaj tyre, reagon Shoqata e Gjyqtarëve

AsistiOnline.com pikërisht dje u mundua, që gjatë tërë ditës të kërkojë mendime nga trajnerët e Superligës së Kosovës për çështjen e referimit e cila ditëve të fundit, është rikthyer në vëmendjen kryesore tek komuniteti i basketbollit tonë.

Realisht asnjëri nga trajnerët e kontaktuar nga ne, nuk pranonte të deklarohej publikisht rreth kësaj çështje, për faktin se mendonin që mund t’ju ndodhte ‘revanshi’ eventual i gjyqtarëve në parket, por folën vetëm në kushte anonimiteti.

Njëri nga trajnerët vendorë, tha se referimi po ndikon negativisht në skuadrën e tij, kjo për faktin se tashmë është kuptuar botërisht që në Kosovë, gjyqtarët po veprojnë kokë më vete, pa i pasur parasysh fare kritikat. Me të vërtetë s’dua të merrem me referimin, sepse ne luajmë basketboll dhe FBK-ja, duhet të dërgojë njerëz profesional për ti gykuar ndeshjet dhe të paanshëm e ne mos ta kemi gajle referimin, por vetëm fokusin te ekipi. Fatkeqësisht neve po na duhet të ankohemi në referim, sepse po shihet direkt që shpesh bëhen padrejtësi sikur me dashje dhe kjo tash i ka kaluar përmasat e normales së gabimeve që ndodhin çdokund, shpresoj ti marrin parasysh kritikat e të reflektojnë”, tha ky trajner vendor, që u deklarua si anonim në prononcimin e tij.

Kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve kosovarë, kanë edhe trajnerët e huaj që po udhëheqin me skuadrat tona sivjet. Me referimin në Kosovë nuk jam fare i kënaqur, të bëhemi realistë sepse gjyqtarët në shumë raste po ndikojnë edhe në epilogun final të ndeshjeve me vendimet kontraverse, kur dihet se liga është forcuar shumë dhe ndeshjet shkojnë me baraspeshë, një vendim kontravers i një gjyqtari mund ti kushtojë me humbje dikujt, andaj referët duhet të jenë më syhapur. Ajo që më së shumti më ka rënë në sy, është se referët kosovarë hezitojnë ti sqarojnë edhe rastet kontestuese me trajnerët apo lojtarët dhe kjo është e papranueshme, FBK-ja duhet të reagojë, sepse njerëzit mund të mendojnë që ata po referojnë me direktiva dhe kjo është krejt normale të mendohet kështu”, tha ky trajner i huaj poashtu në kushte anonimiteti i cili në fakt nuk njihet për komente ndaj gjykimit, porse thotë që janë kaluar limitet e gabimeve ‘normale’.

Me referimin në basketbollin e Kosovës, haptazi ka shfaqur pakënaqësi edhe skuadra e Rahovecit, madje kjo e fundit, shkaku i i kësaj çështje është tërhequr nga organizimi i ndeshjeve finale të Kupës së Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.