Basketboll

DERBI I XHIROS NË EUROLIGË I TAKOI MILANOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpia Milano e ka fituar përballjen kryesore të raundit të 22-të në Euroligë.

Skuadra nga qyteti i modës, iu është gëzuar një fitoreje tejet të vlefshme në shtëpi, duke triumfuar ndaj një ekipi të papërshtatshëm si Olimpiakosi me rezultatin final, 90-79.

Kevin Punter me 27 pikë, ishte larg më i miri tek Milano në këtë fitore, po u dallua edhe fundori tjetër, Malcolm Delaney me 16 pikë.

Në anën tjetër te Olimpiakosi s’mjaftuan për fitore, bullgari Sasha Vezenkov me double-double(18pk, 10krc) dhe Kostas Slouskas me 17 pikë.

Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale për Milanon sonte, karshi 6 disfatave dhe ky ekip renditet në pozitën e tretë në tabelë. Në anën tjetër, Olimpiakosi renditet i 11-ti me 9 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.