Basketboll

FITORJA E SHTATË RADHAZI, FENERI I AFROHET ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistOnline) – Fenerbahçe e ka arritur edhe fitoren e shtatë me radhë në xhiron e 22-të në Euroligë këtë stinor.

Skuadra turke që sivjet po drejtohet nga trajneri i ri, Igor Kokoshkov, ka triumfuar edhe përballë Maccabi Tel Avivit edhe pse me vështirësi, 82-75.

Jan Veseley me 18 pikë e Nando DeColo me 16 sosh, ishin dy individët kryesorë të Fenerit edhe sonte në fitore.

Përderisa te Maccabi me lojë të mirë u dalluan, Elijah Bryant me 18 pikë e Scottie Wilbekin me 15 sosh.

Pas xhiros së 22-të, Feneri ngritet në tabelë me pozitën e dytë, 12 fitore e 9 humbje. Ndërsa, Maccabi i 12-ti me 9 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.