Basketboll

SFIDA KRYESORE E DITËS, LUHET NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida kryesore e ditës së parë në xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës te meshkujt, zhvillohet sot në kryeqytet.

Bëhet fjalë për takimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Bardhekaltrit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Rahovecit, kurse therandasit kanë tri fitore në stinorin pranveror dhe synojnë të vazhdojnë me fitore. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe 12 humbje, derisa Ylli 11 fitore dhe gjashtë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 18

E mërkurë

17:00 Prishtina – Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.