Basketboll

JAZZ HARROJNË SHIJEN E HUMBJES, MARRIN EDHE KRYESIMIN NË PERËNDIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz e kanë vazhduar formën spektakolare këtë sezon, duke radhitur edhe fitoren e 10-të rresht në edicionin e ri të NBA-së.

‘Viktima’ e radhës e ‘gjezerëve’ ishte ekipi i Dallasit të cilët i mposhtën me shifrat finale, 116-104.

Jordan Clarkson me 31 pikë, por edhe Rudy Gobert me 29 pikë e 20 kërcime, ishin fantastikë në këtë fitore të radhës për Jazz.

Në anën tjetër, tek Dallasi s’mjaftuan për fitore, Luka Donçiç me 30 pikë e Tim Hardaway me 19 sosh.

Me këtë triumf, Jazz janë liderë të Konferencës Perëndimore me 14 fitore e vetëm 4 humbje. Ndërsa, Dallasi gjendet i 11-ti me 8 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.