PENZA ME FITOREN E PARË NË PRANVERË
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza nga Peja sot e ka arritur fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës së femrave.
Vashat pejane kanë triumfuar në shtëpi ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultatin, 93-72.
Komplet pesëshja e parë e Penzës sonte arriti pikë dyshifrore në këtë takim: Gabrielle Cooper me double-double(25pk, 16krc), Arbnore Përçuku(18), Tringa Ukaj(12), Ashlie Howell me double-double(11pk 16krc) dhe Valbona Bytyqi me 10 pikë.
Te Kastrioti s’mjaftuan për fitore, Andrea Iavarone me 21 pikë, Anita Grainca me 17 pikë, Agnesa Rrahmani me 15 pikë e Alexander Amani me 13 sosh.
Pas xhiros së 12-të, Penza gjendet e 4-ta me 18 pikë, 6 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i fundit me 13 pikë, 1 fitore e 11 humbje.
Në xhiron e radhës, Penza i shkon Vëllaznimit e Kastrioti e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.