PRISHTINA ‘GJUNJËZON’ VËLLAZNIMIN EDHE NË SUPERLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka mposhtur për herë të dytë radhazi, KBF Vëllaznimin por kësaj radhe në Superligën e Kosovës për femra.
Vashat kryeqytetase kanë arritur fitore të thellë në ”Pallatin e Sporteve” në Prishtinë, duke mposhtur thellë ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës me shifrat finale, 83-55.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e prishtinaseve sonte, Alexis Tolefree(21), Aulona Muhadri(12), Era Shatri(12) dhe Irma Konjusha(10).
Te Vëllaznimi me lojë të mirë u dalluan, Raven Baker me 25 pikë e Sarah Mgbeike me 15 sosh.
Prishtina me këtë fitore i afrohet pozitës së dytë(Vëllaznimit) në vetëm 1 pikë me 20 pikë të arritura, 8 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi ka 21 pikë, 9 fitore e 3 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Bashkimit e Vëllaznimi luan ndaj Penzës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.