ASISTI 436 – SONTE ME TEMA TË NDRYSHME DHE MYSAFIRË SPECIALË
Prishtinë(AsistiOnline) – Episodi 436 i Asistit që do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 00:10 në Klan Kosova do të jetë special.
Kësaj radhe përpos më të rejave nga NBA, me mysafirët e ftuar specialë: Andin Rashica, Petrit Zeqiri dhe Enes Keriqi, do të diskutohet rreth rrjedhës aktuale të sezonit, 1 vjetorit të vdekjes së Kobe Bryant si dhe mundësisë së krijimit të NBA Bubble 2021.
Gjithashtu, ekskluzivisht në Asist vjen intervista me basketbollistin më të suksesshëm shqiptar aktualisht, Edon Maxhunin. Përpos Edonit si zakonisht do të mund t’i përcillni edhe lajmet tjera nga aktivitetet e basketbollistëve shqiptarë në botë.
Si zakonisht, Asisti ju sjell edhe përmbledhjet e ligës më të fortë rajonale, ABA Liga si edhe ajo më e fortë evropiane Euroliga. Krejt në fund të episodi 436 do të mund t’i shikoni top 10 aksionet e javës së kaluar në NBA.
Andaj mos e humbisni, shihemi te vendi…
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.