Basketboll

BRAHIM VESELI RIKTHEHET TE TREPÇA NË POZITËN E NDIHMËS-TRAJNERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Trepçës, Brahim Veseli është rikthyer në skuadrën mitrovicase, por tashmë në një rol ndryshe për dallim nga ai si lojtar.

Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, klubi mitrovicas ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër, ish-basketbollistin, Brahim Veseli i cili do të jetë ndihmës-trajner i ekipit.

Ne vazhden e riorganizimit te klubit, kryesia e klubit angazhon ish-basketbollistin Brahim Veseli ne poziten e ndihmestrajnerit”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.

Veseli ka luajtur për Trepçën në vitet e pasluftës dhe ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës gjatë atyre kohëve.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.