Basketboll

DY SKUADRAT NGA LIGA E PARË, HAPIN ”FINAL 8” E SIVJETMË

Prishtinë(AsistiOnline) – ”Final Eighti” i Kupës së Kosovës për edicionin 2021, nisë sot në Suharekë me duelin e dy skuadrave nga Liga e parë.

Istogu dhe Drita do të zhvillojnë sfidën e parë gjysmëfinale të skuadrave nga Liga e parë, që sivjet synojnë fitimin e trofeut për këtë rang garash.

Kjo ndeshje zhvillohet sot nga ora 13:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Skuadrat në fjalë janë afër me pikë edhe në Ligën e parë dhe përpos synimit për tu inkuadruar në Superligë, duan që ta nisin Vitin e Ri edhe me një trofe, si ky i Kupës së Kosovës.

Fituesi i këtij dueli gjysmëfinal, luan nesër me gjysmëfinalistin tjetër që përcaktohet nesër nga dueli, MH Prishtina – As Prishtina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.