DACI RIKTHEHET TE BASHKIMI E GATSHME PËR FINALEN E KUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja kosovare, Saranda Daci është rikthyer për të luajtur përsëri në basketbollin e Kosovës.
Qendra pejane do të paraqitet në ndeshjet në vijim për skuadrën e Bashkimit, ku ka luajtur edhe para se të transferohet në basketbollin e Çekisë.
Daci u paraqit për 10 ndeshje në Superligën çeke me skuadrën, ”Slovanka MB”, duke luajtur me mesatare, 7.5 pikë dhe 5.7 kërcime për ndeshje.
‘Sazi’ do të jetë e gatshme për Bashkimin në finalen e Kupës, që vashat prizrenase e zhvillojnë të dielën ndaj Prishtinës.
/AsistiOnline.com/�
Komentet janë të mbyllura.